Urimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi për vitin e ri 2022
Të dashur qytetarë të Rahovecit e miq të mi, ju uroj nga thellësia e zemrës më të mirat për vitin e ri 2022. Paçit shëndetin e mirëqenien dhe ju përcjellshin sukseset në punë e profesionet tuaja që aspironi t’i zhvilloni në të ardhmen.
Më së shumti, lutemi që viti i ri të vijë me më shumë normalitet dhe kriza shëndetësore dyvjeçare të marr fund.