Në urimin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me rastin e fillimit të muajit të shejt të Ramazanit thuhet: Të dashur qytetarë, Të nderuar besimtarë të besimit islam, Ramazani është muaji më i çmuar në kalendarin islam dhe është obligim që myslimanët të agjërojnë. Jemi në prag të fillimit të Ramazanit, muajit ku shfaqet sakrifica, solidariteti humaniteti, drejtësia e barazia mes njerëzve. Karakteristikë e këtij muaji aq të shenjtë janë ndihma ndaj njëri-tjetrit, falja ndaj njëri-tjetrit dhe dora e zgjatur ndaj të varfërit. Këto janë veprimet e një besimtari të devotshëm, ky është islami. Në emër të Komunës së Deçanit, iu uroj agjerim të lehtë dhe shtim të veprave të mira e të pranueshme te Zoti ynë i Madhërishëm!