Urimi i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e Krishtlindjeve katolike
Në prag të kremtimit të Krishtlindjeve katolike, në emër të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal uroj të gjithë atyre që festojnë këtë festë që ajo të sjellë gëzim, paqe dhe harmoni në të gjithë komunitetin tonë. Të festoni këtë kohë të bukur me dashuri, solidaritet dhe gatishmëri për të ndarë lumturinë me të tjerët.