Urimi i Kryetarit të Vitisë me rastin e përvjetoirit të ndërhyrjes së NATO-S në Kosovë

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka uruar 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-së mbi caqet ushtarake serbe duke përkujtuar me mirënjohje të veçantë ditën kur aleanca e veriatlantike NATO, ndërhyri për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi popullin e Kosoves.

Postimi i tij i plot

Të dashur qytetarë të Vitisë dhe mbarë Kosovës,

Sot në 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-së mbi caqet ushtarake serbe përkujtojmë me mirënjohje të veçantë ditën kur aleanca e veriatlantike NATO, ndërhyri për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.

Ky moment historik i dha fund një periudhe të errët  dhe vuajtjeve të popullit të Kosovës duke hapë rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit që gëzojmë sot.

Në këtë përvjetor falenderojmë NATO-në dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse që 26 vite më parë me një aleancë të përbashkët i dhanë fund luftës.

Ne gjithmonë ju jemi mirënjohës aleatëve tanë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Vërmicë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore …