Urimi i kryetarit Bashota me rastin e Pashkëve

Kryetari i komunës së Klinës z.Sokol Bashota, me rastin e festës së Pashkëve ju përcjell  të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë, katolikë, kudo ndodhen, urimet më të përzemërta për mbarësi, mirëqenie, gëzim e harmoni.

Kjo ditë e shenjtë në kalendarin e krishterë, për besimtarët katolikë sjellë harenë dhe solemnitetin e një kremtimi madhështor, ku vlerat njerëzore dhe hyjnore plotësojnë shpirtin, kur besimi tek ngadhënjimi i mirësisë ringjallet dhe rimishërohet në veprat e në sjelljen e gjithsecilit prej nesh.

Ne shqiptarët, pa dallim konfesioni, tradicionalisht gjatë gjithë historisë sonë të përbashkët e kemi ndarë së bashku gëzimin, ndaj edhe sot jemi pranë njëri-tjetri për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme të Festës së Pashkëve e për t’i përcjellë njëri-tjetrit urimet më të mira e të sinqerta për paqe, mirëkuptim, begati, lumturi dhe për një të ardhme të sigurt e të ndritur për mbarë kombin shqiptar.

GËZUAR DHE PËR SHUMË MOTE! Thuhet në urimin e kryetarit Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …