Urska Klakoçar Zupançiq: Lubjana zyrtare do të vazhdojë ta mbështetë fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset

Urska Klakoçar Zupançiq: Lubjana zyrtare do të vazhdojë ta mbështetë fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka theksuar se Lubjana zyrtare  do të vazhdojë ta mbështetë fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bashkëpunimi ynë është i kënaqshëm në aspekte të ekonomisë. Kuvendi ynë është i gatshëm që t’i ndajë praktikat e mira sa i përket eksperiencës që Sllovenia e ka me BE-në në përmbushjen e kritereve për anëtarësim. Kosova dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe Sllovenia këtu mund ta ndihmojë shumë. Ne e mbështesim perspektivën evropiane dhe anëtarësimin e vendit tuaj në KiE dhe rrugëtimin tuaj në integrimet euroatlantike. Kjo është kyçe për mirëmbajtjen paqes e stabilitetit në Kosovë, por edhe në rajonin më të gjerë. Përmbushja e marrëveshjes si pjesë e dialogut Kosovë – Serbi është kyçe për sukses. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka theksuar Zupançiqi. Ajo ka thënë se shteti i saj mbetet i përkushtuar për stabilitetin e Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë prezent si pjesë e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qasje në bazat e saj ushtarake

Rusia do t’i përgjigjet vendimit të Finlandës për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në …