Ursula Von der Lejen: Rusia, Kina apo Turqia mund ta marrin Ballkanin, nëse BE-ja i injoron edhe më tej

Ursula Von der Lejen: Rusia, Kina apo Turqia mund ta marrin Ballkanin, nëse BE-ja i injoron edhe më tej

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen u kërkoi liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian  që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Evropian nuk është i pranishëm në rajon. Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ajo tha se Evropa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.   “Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, theksoi ajo. Zonja Lejen  paralajmëroi se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin hapësirën. Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE-së që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …