Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se BE do të ndajë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinave. Von Der Leyen ka shkruar në gjuhën shqipe dhe ka treguar se ia ka konfirmuar kryeministrit, Albin Kurti se këto vaksina do të arrijnë nga muaji maj e deri në fund të muajit gusht, transmeton arbresh.info “Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …