leoni

Ursula von der Leyen: Kosova duhet të themelojë ASK-së dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, de facto por jo edhe de iure (!)

Ursula von der Leyen: Kosova duhet të themelojë ASK-së dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, de facto por jo edhe de iure (!)

Kryetarja  e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përsëriti qëndrimin evropian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën. Ajo ka lënë të nënkuptohet se njohja de iure nuk do të ketë, tani për tani dhe kur do të ketë nuk dihet. Pas takimit me kryetaren, Vjosa Osmani, zonja Lejen  tha se draft-statuti i propozuar së fundi nga diplomatët evropianë, është në qendër të bisedimeve për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur më herët gjatë vitit ndaj Kosovës, pas rritjes së tensioneve. Ajo që kam biseduar me presidenten, edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat ndëshkuese. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është qenësor  dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes së BE-së. Po punojmë në këtë drejtim. Këtu na duhen të dyja palët të bëjnë pjesën e tyre, por është po ashtu jo vetëm të ketë shtendosje  të situatës por edhe të lëvizet në rrugën drejt BE-së”, tha von der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …