Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se pretendimet që Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë shqetësim të madh. Akuzat janë shumë shqetësuese dhe shumë serioze. Ajo bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE. Më 10 dhjetor, Policia belge arrestoi katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, lidhur me disa hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Katari i ka mohuat këto pretendime. Policia belge sekuestroit të premten rreth 600 mijë euro, pas bastisjes në 16 lokacioneve në Bruksel. Po ashtu janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe disa telefona. Ligjbërësja greke, Eva Kaili, njëra nga 14 zëvendës-presidentët e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje ditën e arrestimit. Pas kësaj, Kaili është përjashtuar nga partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste, e njohur si PASOK.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …