Ursula von der Leyen: Të bëhet një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët afganë përpara samitit të G7-s

Ursula von der Leyen: Të bëhet një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët afganë përpara samitit të G7-s

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bën thirrje për një zgjidhje ndërkombëtare për refugjatët, përpara samitit të G7-s mbi situatën në Afganistan. “Është e rëndësishme që të gjitha shtetet e përfshira në misionin në Afganistan të sigurojnë kuota të mjaftueshme për zhvendosje dhe rrugë të sigurta në mënyrë që ne të marrim ata që kanë nevojë për mbrojtje”, tha Der Leyen. Duke folur për shtypin, për herë të parë që kur talebanët morën pushtetin pas tërheqjes së trupave të NATO-s nga Afganistani, politikania gjermane e qendrës së djathtë tha se ishte e nevojshme për të parandaluar që njerëzit të mos binin në duart e kontrabandistëve dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …