leoni

Ursula von der Leyen: E mbështes propozimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ursula von der Leyen, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, gjatë vizitës katër-ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të turneut të saj katërditor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimet me krerët e vendeve të rajonit, Von der Leyen pritet të diskutojë për bashkëpunimin rajonal, gjetjet e Raportit të Progresit, planet rreth sigurimit të burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, gaz dhe naftë, duke pasur parasysh se BE po mundohet të zvogëlojë ndikimin nga burimet ruse, por edhe për çështjen e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin e tij në rajon. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Eric Mamer, kjo vizitë zhvillohet në një kontekst të veçantë, që është konteksti i krizave të njëpasnjëshme, fillimisht Covid-19 dhe tani lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. “Mesazhi është solidariteti i BE-së me rajonin, angazhimi përmes programeve që synojnë nxitjen e investimeve dhe vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë rajonin”, tha Mamer.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …