Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj përmes nje postim në rrjetin social ka bërë të ditur se USAID i ka dhuruar Kosovës donacion me termo-skanerë. Zemaj tha se këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pika e frekuentuar nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse që do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse. Ministri e ka inkurajuar personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.