Në një njoftim të KFOR-it thuhet se Grupi Luftarak Shumëkombësh-Lindje dhe njësitë Rezervë Taktike Manovruese do të zhvillojnë një stërvitje shumëkombëshe trajnimi, në një zonë trajnimi afër Zhegovcit të Poshtëm, në jug të Prishtinës, për të rritur nivelin e ndërveprimit dhe për të ndërtuar besimin ndaj KFOR-it. Stërvitja është pika kryesore e një plani të trajnimit që njësitë paqeruajtëse kanë kryer dhe do të përfshijë një sulm nga ajri, trajnim të situatës në nivel skuadre dhe togu, si dhe detyra komanduese në nivel të batalionit dhe brigadës. “Ekipet e ushtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Portugalia do ta kryejnë trajnimin e tyre për të treguar aftësinë për të lëvizur kudo në Kosovë dhe të kryejë çdo lloj operacioni të këmbësorisë, duke theksuar ndërveprimin në mes të partnerëve të NATO-s me qëllim të përmbushjes së misionit duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …