SHBA dërgon edhe disa trupa të tjerë në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, kanë patrulluar në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës

Ushtarë amerikanë të KFOR-it, kanë patrulluar në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Këto aktivitete janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it, i cili ka për qëllim të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Në një njoftim zyrtar është theksuar se këto patrullime janë të udhëhequra nga Komanda Rajonale në Lindje dhe janë në përputhje me mandatin e KFOR-it bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999. KFOR-i vepron si reagues i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së, për Sundimin e Ligjit, në koordinim të ngushtë me këta aktorë. Ky mision ka për qëllim të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të paanshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …