Ushtarët bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë realizuar një stërvitje me qitje të drejtpërdrejtë në poligonin “Voloire”, afër Kampit Villaggio Italia. Kjo stërvitje kishte si qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të ushtarëve në qitje, përmes procedurave të testimit me armë individuale, duke siguruar një gatishmëri dhe siguri të lartë operacionale. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe duke siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky mision funksionon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke kontribuuar secili brenda përgjegjësive të tij si pjesë e zinxhirit të sigurisë.
