Pjesëtarët e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, sot do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij. Në një njoftim për media nga ish-ushtarët e Brigadës që mban emrin e heroit të kombit, pas rënies së tij, thuhet se homazhet do të bëhen në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, duke filluar në orën 11:00. Agim Ramadani ka rënë më 11 prill të vitit 1999 në Betejën e Koshares aty edhe ku prehet trupi i tij bashkë me qindra dëshmorë të renë në këtë betejë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …