Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar ushtrime të përbashkëta. Në njoftim thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit. “Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando. Krenarë për të gjithë ata që sfidojnë kufijtë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit!
Stërvitja përfshiu:
Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike.
Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.