Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar në një takim lamtumirës Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togerja Jillian Stein dhe rreshteri i klasit të parë Laurance McGraw. Gjatë këtij takimi ushtarët amerikan të KFOR-it falënderuan kryetarin Haliti për bashkëpunimin e deritanishëm. Ndërkaq një falënderim të sinqertë për punën e ushtarëve që kanë bërë në këtë komunë e pati edhe kryetari Haliti.