Ushtarët e KFOR-it, kanë nisur stërvitjet ushtarake në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun. Mandati i KFOR-it në vend mbetet e i pandryshuar në Kosovë dhe do të vendosë trupat në tërë territorin e saj. “Mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Do t’i kontribuojë garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë dhe lirisë se lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të OKB-së. KFOR do të ketë një ushtrim dhe do të vendosë trupa në tërë territorin e Kosovës. Do të ketë lëvizje të trupave në tërë Kosovën. Ushtarët e KFOR-it trajnohen që të jenë të gatshëm që të dislokohen shpejtë, nëse rrezikohet ambienti i qetë dhe i sigurtë, dhe liria e lëvizjes”, ka thënë ky burim. Stërvitjet nisën sot dhe vazhdojnë deri më 11 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …