leoni

Ushtarët turq të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë kryer patrullime në shumë komuna anembanë territorit të Kosovës

Ushtarët turq të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë kryer patrullime në shumë komuna anembanë territorit të Kosovës

Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë kryer patrullime në shumë komuna anembanë territorit të Kosovës, transmeton Anadolu. Siç njofton KFOR-i, këto patrullime rutinë janë përpjekje e përditshme e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …