Ushtria Siriane e Bashar Assadit ka filluar dërgimin e trupave në frontet e veriut për të kundërshtuar depërtimin e armatës së Turqisë në territorin Sirian. Mediat nuk specifikuan se ku u vendosen trupat në veri të vendit, dhe ku një ofensivë ushtarake turke me ndihmën e forcave të opozitës siriane ka pushtuar zonën kufitare nga duart e paramilitarëve kurdë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përfaqësuesit e Qeverisë siriane të udhëhequr nga kurdët dhe Forcat Demokratike Siriane u takuan në bazën ushtarake të Hmeimim të Turqisë në Latakian Siriane. Tema e takimit, sipas Ahmed Sylejman, një anëtar i rangut të lartë të Partisë Kurde të Përparimit Demokratik, ishte shpresa se do të gjendej një marrëveshje që do të ndalonte sulmin turk. Ai sshpresonte që të arrihet një marrëveshje që “do të ndalonte luftën aktuale dhe veçanërisht pasojat e saj të rrezikshme”, raportoi Reuters.
Qyteti Tel Tamer është 35 kilometra në juglindje të Ras al-Ain, një nga pikat kryesore të sulmit turk. Burimet e lajmeve raportojnë se banorët e qytetit, i cili është afër kufirit me Turqinë, kanë mirëpritur ardhjen e forcave siriane, por nuk ka detaje se nga vijnë njësitë e regjimit të Bashar Assadit prej Damaskut. Në këtë ndryshim të madh të aleatëve, siç raportohet nga agjensia amerikane, forcat kurde do të vendosen “krah për krah” me trupat qeveritare përgjatë kufirit sirian. Kjo u njoftua disa orë pasi zyrtarët amerikanë thanë që trupat amerikane do të largoheshin në veri të Sirisë për shkak të “kaosit të shkaktuar nga ofensiva turke”. Kohë më parë kryetari amerikan Donald Trump urdhëroi trupat e tij që të tërhiqeshin, të cilën aleatët kurd e konsideruan si tradhti. “Zëri i Amerikës”, duke iu referuar zyrtarëve kurdë, raportoi se qeveria Siriane do të vendosë trupa përgjatë kufirit me Turqinë për të ndihmuar kurdët sirianë të luftojnë ushtrinë turke. “Për të parandaluar sulmet, është arritur një marrëveshje me Qeverinë e Sirisë, detyra e së cilës është të mbrojë kufijtë e saj dhe sovranitetin e vendit, që ushtria Siriane të hyjë në veri dhe të vendosë forcat e saj përgjatë kufirit me Turqinë,” thanë luftëtarët kurdë, duke shtuar se një ushtri e plotë do të vendoset në vend brenda dy ditëve të ardhshme. ( Al-Xhazira RKL)