Ushtria e Izraelit ka njoftuar sot se ka goditur një qelizë të grupit militant, Hamas, që dyshohet se ishte strehuar në një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor. Poashtu, ajo ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojë bombardimet në Rripit e Gazës së udhëhequr nga Hamasi. Radio Evropa e Lirë njofton që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të kenë thënë se xhamia al-Ansar, e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Jenin, po përdorej nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik. IDF-ja e përshkroi këtë vend si “kompleks terrorist” që po përdorej për të planifikuar sulme. Gjendja e sigurisë në Bregun Perëndimor është e tensionuar tash e disa muaj dhe tensionet u rritën edhe më shumë pas 7 tetorit, kur militantët e Hamasit në Gazë e thyen mbrojtjen kufitare dhe u futën në jug të Izraelit duke i vrarë më shumë se 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer së paku 210 të tjerë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Hamasi, ka njoftuar se më shumë se 4 mijë e 300 njerëz janë vrarë në Gazë si pasojë e bombardimeve izraelite që nga 7 tetori.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …