Ushtria e Izraelit po ofron tankse pranë kufirit verior me Libanin. Njoftohet se kjo tregon se ushtria izraelite mund t’i zgjeroj sulmet kundër grupit Hezbollah që vepron në Liban. Zyra e ministrit të të Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka njoftuar se ministri është në përfunim të vlerësimit mbi operacionin për zgjerimin e aktiviteteve të forcave mbrojtëse të Izralit në rajonin verior. Ushtria izraelite ka njoftuar se po mobilizon tre batalione me rezervistë që të shërbejnë në gjithë Izraelin. Dy prej këtyre brigadave tashmë janë dërguar në veri të Izraelit për t’u përgatitur për pushtimin e mundshëm tokësor të Libanit.
Kontrolloni gjithashtu
Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën
Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …