Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse Institucionet e ndryshme të Komunës së Vitisë

Gjatë kësaj jave, FSK po vazhdon me shpërndarjen e maskave anti COVID tek institucionet ne komuna te ndryshme, e ndër to edhe në komunën e Vitisë. Për të bërë shpërndarjen e maskave nga FSK, ishin Kapiten Labinot Lala dhe Rreshterët Arsim Bejta e Behar Cakiqi. Ata u pritën në takim nga zv, kryetari i Vitisë z. Hasan Aliu dhe vazhduan shpërndarjen e maskave tek Policia e Kosovës stacioni ne Viti, Drejtoria për Shërbime Publike, OVL e UÇK, Kryqi i kuq, Njësia e zjarrfikëses, si dhe do te vazhdojnë shpërndarjen tek QKMF, DKA dhe bashkësitë fetare te komunës se Vitisë. Me këtë rast Kapiten Lala falënderoi institucionet për pritjen dhe bashkëpunimin nder institucional ne luftën anti COVID.

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …