Ushtria Shqiptare
HERAT, Afghanistan--Albanian Army soldiers stand in formation awaiting a flag raising ceremony honoring Albanian independence day at International Security Assistance Force Regional Command West Headquarters, Nov. 28. (ISAF photo by U.S. Air Force TSgt Laura K. Smith)(released)

Ushtria e Shqipërisë do t’ i sigurojë refugjatë afganë të strehuar në Kampin amerikan, Bonstil, në Ferizaj

Ushtria e Shqipërisë pritet të  angazhohet për të siguruar  kampin me refugjatë afganë të ngritur në Ferizaj, kështu ka deklaruar  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel. “Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bonstil” në afërsi të Ferizajt, ku janë strehuar refugjatët afganë të pranuar  në Kosovë”, tha ai. Ministri, Niko Peleshi  ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2% të buxhetit të mbrojtjes dhe 20% të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …