Ushtria e Shqipërisë i ka pranuar tre dronë të prodhimit turk Bayraktar. Marrëveshje për blerjen e një flote me dronë të tillë. Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Këta dronë janë aeroplanë ushtarakë pa pilotë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka bërë të qartë se dronët do të përdoren edhe për misione ushtarake, por edhe policore dhe civile. Ai ka njoftuar se zotërimi i këtyre dronëve rrit aftësinë e mbrojtjes së Shqipërisë dhe është dëshmi e angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare. Dronët Bayraktar janë vendosur në bazën e NATO-s, në Kuçovë, e cila do të përurohet më 4 mars. Kryeministri, Rama, pati thënë se marrëveshja për dronët është arritur falë partneritetit strategjik me Turqinë.