Ushtria e Ukrainës dhe ajo e Rusisë me njoftime të kundërta për luftimet e ashpra mes tyre në rajonet lindore të Ukrainës

Ukraina ka njoftuar se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme të ushtrisë ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, ka njoftuar se në rajonin e Bahmutit, Avdijivka, Marijinka dhe Shahtar, ushtria e Rusisë ka ndërmarr 53 sulme por se të gjitha janë zmbrapsur nga ushtarët ukrainas. Ushtria ukrainase ka njoftuar më tutje se ushtria ruse ka kryer 30 sulme ajrore, tri me raketa, si dhe ka kryer 50 sulme me raketahedhës në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, ushtria e Rusisë ka njoftuar se ofenziva e saj po arrin suksese. Shtabi i Ushtrisë së Rusisë ka njoftuar se tani ka vënë nën kontroll edhe tri pjesë të qytetit të Bahmutit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …