Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit. Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara. Radio Evropa e Lirë njofton sezëvendëspresidenti William Lai e vizitoi së fundmi Paraguain për t’i përforcuar marrëdhëniet me partnerin e fundit diplomatik të qeverisë së tij në Amerikën Jugore. Gjatë vizitës, ai u ndal edhe në San Françisko dhe Nju Jork. Partia Komuniste e Kinës pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të vet dhe nuk ka të drejtë të ketë marrëdhënie me jashtë. Zëdhënësi i ushtrisë kineze, Shi Yi tha në një komunikatë për media se ushtrimet ushtarake përfshinë bashkërendimin e anijeve dhe aeroplanëve, si dhe aftësitë e tyre për ta marrë kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare. Mediat shtetërore raportuan se anijet e pajisura me raketa dhe aeroplanët luftarakë u përshinë në operacion dhe se njësitë punuan së bashku për ta simuluar rrethimin e Tajvanit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …