Ushtria ruse ka bombarduar një spital në Ukrainë si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 9 civil dhe shumë të tjerë janë plagosur. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”. Mediet atje njoftojnë se spitali është bombarduar dy herë dhe se ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për të ju ofrar ndihmë qytetarëve të lënduar. Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko ka saktësuar gjatë sulmit të parë, është vrarë një person dhe disa të tjerë janë plagosur ndërsa sulmi i dytë është bërë derisa ekipet e shpërtimit po iu ndihmon të plagosurve numri i të cilëve është rritur ndjeshëm gjatë sulmit të dytë, ku gjashtë persona të tjerë mbetën të vrarë ndërsa disa të tjerë vdiqën nga plagët. Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukraninës kanë thënë se shumica dërmuese e dronëve të lëshuar nga Rusia drejt ukrainës, janë duke u rrëzuar nga forcat ajrore ukrainase.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …