Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë. Sulmi i befasishëm ka nisur gjatë ditës së sotme. Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter, njofton Radio Evropa e Lirë. Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”. Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte duke thënë se “Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”. Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”, njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet i AAK, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, vizituan kryetarin e OVL-UÇK dega në Shtime, Isak Musliu
Kandidati për deputet i AAK, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri …