Ushtrimi më i madh ushtarak amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore, nis brenda një jave edhe në Kosovë

Ushtrimi më i madh ushtarak amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore, nis brenda një jave edhe në Kosovë

Ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore, që do të fillojë brenda një jave, e përfshinë edhe Kosovën. Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbi 1 vit e gjysmë që përgatitet t’i ushtrojë 330 ushtarë të saj bashkë me 26 kombe tjera për t’u bërë pjesë e aktiviteteve ushtarake në kuadër të Defender 21. Ushtrimet teorike veçse kanë nisur këtë të hënë në Gjakovë për t’iu paraprirë atyre praktike. Shefi i departamentit për operacione dhe trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Ejup Maqedonci, ka treguar se cila do të jetë përmbajtja e ushtrimit. “Njësia jonë do të zhvendoset në Babaj të Bogës për të kryer një operacion të rikthimit të gjendjes në normalitet pasi që në skenarin që e kemi përgatitë me ushtrinë amerikane është paraparë një depërtim i armikut brenda zonës”, tha Maqedonci. Nga 28 mijë trupa të shpërndarë në Ballkan, Detin e Zi dhe vendet Baltike, në Kosovë do të zbarkojnë nikoqirët e Defender, ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do ta mbështesin FSK-në në këmbësori.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …