Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka drejtuar kritika ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mos kujdesin meritor ndaj veteranëve të luftës që po përballen me dhimbje të mëdha nga pasojat e luftës. Ai ka shkruar se aq shumë përkujdeset qeveria për veteranët e luftës së UÇK-së, saqë për një intervenim urgjent i duhet të pres 1 vit e gjysmë. “Ju kam thënë që udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë vetëm propaganda për vota e asgjë tjetër. Nëse ata thonë se paguajnë intervenimet jashtë QKUK-së, pse edhe në rastet kur ju duhet që qytetarët të presin me vite me rrezikun që edhe të vdesin, nuk i drejtojnë në klinikat private e të paguajnë shërbimet që nuk mund t’i kryejnë vet” shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.
