Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta ndaj Qeverisë Kurti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta ndaj Qeverisë Kurti. Ai me këtë rast ka shkruar se protestat janë të pashmangshme, por për kohën dhe formën tha se do të njoftojë. “Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë”, shkroi Klinaku. Në përgjimet e publikuara, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me Listën Serbe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe projektligjin për pensionet e veteranëve. OVL-UÇK-ja ka mbajtur edhe më parë protesta.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …