Vajza e heroit të kombit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari e përshkruan natën para fillimi të sulmit serb mbi familjen Jashari

Vajza e heroit të kombit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari e përshkruan natën para fillimit të sulmit serb mbi familjen Jashari

Rrëfimin Besarta Jashari e nis duke thënë se gjithçka në jetën e saj ka qenë e zakonshme deri në ditën e 5 marsit, datë kjo e cila i ndryshoi jetën asaj. Në këto data, Besarta thotë, për herë të fundit ka përqafuar nënën e saj Feriden dhe babain, Hamzën.

“Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë e zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër. Nuk e dija…”, rrëfen Besarta.

Ajo ka shkruar në facebook se e lindur dhe e rritur në kullën mësuesit të parë shqiptar në atë anë, më kishte krijuar bindjen se përpjekja e babës Shaban, babushit Hamëz dhe balit Adem për çlirimin e vendit ishte veçse obligim. “Ne si fëmijë të Familjes Jashari, ishim mësuar ti shohim burrat tonë të armatosur dhe të përndjekur, ishim mësuar edhe me represionin e pushtetit të atëhershëm serb mbi shqiptarët e asaj ane – me theks të veçantë mbi familjen tonë.

Për këtë na kishte fol babushi e bali Adem, se pushtuesi duhet të largohet nga vendi jonë – për çdo çmim, ndërsa baba Shaban na tregonte historitë që ishin frymëzim për kombin. Andaj besoj që ne të gjithë fëmijët e Jasharëve ishim të përgatitur për betejën që po na priste, por, nuk e dija që mizoria e pushtuesit serb nuk do të kursente asgjë”, ka shkruar Besarta.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …