Venera Çerkini, vajza e tezës së kryetares, Vjosa Osmani, është zgjedhur Drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Faton Peci. Dikur, bashkëpartiak me Vjosa Osmanin në listën Guxo, para se kjo të zgjedhej në postin e kryetares së Kosovës. Gazeta Nacionale njofton gjithashtu se ndonëse tezakja e kryetares, Vjosa Osmani, Venera Çerkini, nuk ka marr pikët e nevojshme gjatë vlerësimit të bërë prej ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, pasi ajo nuk kishte marrë pikë të mjaftueshme as për të qenë në listën e ngushtë, ajo është zgjedhë Drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë. Gjatë vlerësimit me shkrim, që ju kanë bërë ekspertët e Ambasadës së Britanisë në Kosovë kandidatëve për këtë pozitë, më së shumti pikë kanë marrë kandidatët Menderes Ibra me 70. 25 për qind dhe Muzafer Luma me 70 për qind dhe Lebibe Haliti, por sipas vlerësimit me gojë, në pozitën e Drejtoreshës së Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, është zgjedhur, Venera Çerkini, vajza e tezës së kryetares, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …