Vajzat e SHFMU “Habib Berisha”, kampione regjionale në futsall

Ekipi i futbollit të vogël në kategorinë e femrave, i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Habib Berisha” nga Gurbardhi i komunës së Malishevës, janë shpallur kampione në nivelin regjional dhe janë kualifikuar për në garat në nivel republike. Paraprakisht, ekipi i vajzave të kësaj shkolle, e ka zënë vendin e parë në garat komunale në Malishevë. Ekipi i vajzave në futboll të vogël, po marrin pjesë në garat në nivel republike, me synimin për të dalë mirë edhe në këtë nivel. Sporti në Komunën e Malishevës, në përgjithësi, është duke treguar rezultate të njëpasnjëshme, në veçanti në sportin shkollor, falë punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve të edukatës fizike dhe kushteve të mira që u janë krijuar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Në suksesin e ekipit të vajzave të kësaj shkolle, më meritore është mësuesja e edukatës fizike dhe atletja e njohur, Arbnore Berisha, e cila është duke treguar rezultate të mëdha në sportin e Malishevës, e po ashtu edhe në edukimin sportiv të nxënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …