leoni

Rreth 500 punëtorë shëndetësorë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës gjatë muajit mars

Vaksinat COVAX kundër virusit korona, pritet të arrijnë në Kosovë në javën e parë të muajit mars

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh nuk është siguruar. Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha  se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars. Ajo tha se Kosova nuk ka ngecur prapa në këtë proces, por vonesat janë rrjedhojë e kufizimeve në prodhim si dhe e mundësive më të mëdha financiare të shteteve tjera. Sipas planit kombëtar për imunizim, në Kosovë së pari do të vaksinohen disa kategori më të rrezikuara, ndërkaq pritet që deri në fund të këtij viti të vaksinohet më shumë se 60 për qind e popullsisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …