Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur revoltë popullore në Kanada. Disa qindra drejtues kamionësh kanë ‘marshuar’ në kryeqytet me mjetet e tyre. Ata iu kanë drejtuar Parlamentit dhe mandej kanë marshuar në qytet si formë proteste, veçanërisht ndaj pasaportës së vaksinimit, me flamuj kanadezë e banderola me thirrje për liri dhe sharje për kryeministrin, Xhastin Trudo.
Sipas mediave të huaja, kryeministri Trudeau është dërguar në një vend sekret, duke marrë parasysh situatën shpërthyese që qindra mijëra protestuesve Për arsye sigurie zyra e kryeministrit nuk ka pranuar të komentojë vendndodhjen e kryeministrit. Disa në mediat sociale kanë bërë thirrje që demonstratat e Otavës të kthehen në një sulm ndaj Parlamentit, në stilin e kryengritjes së 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo autokolonë ka të bëjë vetëm me lirinë, nuk është vetëm e shoferëve të kamionëve, por në fakt për çdo person, për ty, për mua, për të gjithë nuk ka rëndësi. Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjen tuaj të lirë, kështu duhet të jetë. Nëse je vaksinuar, ke bërë shumë mirë, por shumica e njerëzve e kanë bërë për shkak të punës, por ti duhet ta marrësh vaksinën me vullnetin tënd të lirë, duhet të jetë zgjedhja jote”, janë shprehur protestuesit.