Para fillimit të vitit të ri akademik, Ministria e Arsimit u ka kërkuar studentëve, që duan të banojnë në konvikte, që të vaksinohen. Sipas MASHTI-t, në konvikte do të pranohen vetëm studentët e vaksinuar. “Ftojmë edhe studentët, sidomos ata që duan t’i shfrytëzojnë konviktet në Qendrën e Studentëve, që të vaksinohen para fillimit të vitit të ri akademik”. Zyrtarë të Ministrisë, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që, nëse përkeqësohet situata me Covid-19, mund të merren masa të tjera. Por një vendim të tillë ende nuk e kanë pranuar në Qendrën Studentore, e cila po bëhet gati për pranimin e studentëve. Megjithatë Shyhrete Abdullahu zyrtare për informim në Qendën Studentore thotë se nëse studentët vaksinohen, atëherë ka gjasa që 4000 studentë të vendosen në konvikte.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …