Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së ka njoftuar se në momentin që do të ketë rënie të numrave të të infektuarve atëherë do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lirohemi nga masat kundër Covid-19. Ai tutje shtoi se tani kanë mbi 450 shtretër të kyçur në oksigjen qendror dhe se tani pacientët dhe personeli shëndetësor ndihem më të sigurt sa i përket kësaj. Drejtori i SHSKUK-së ka dhënë edhe një lajm të mirë. Ai tregoi që shumë shpejt do të kyçen edhe rreth 750 punëtor shëndetësor.“Qysh nesër ose pasnesër, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë presim që të kyçen edhe rreth 750 punëtor shëndetësor në spitale dhe në QKUK”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …