Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Valbon Krasniqi paralajmëron rikthimin e shërbimeve në ambulancat specialistike nga java e ardhshme

Organizimi i shtretërve nëpër klinika, riorganizimi i stafit shëndetësor, si dhe sigurimi i barnave dhe oksigjenit ishin disa nga sfidat kryesore me të cilat u ballafaqua sistemi i brishtë shëndetësor i Kosovës. Si pasojë e pandemisë u rrit numri i pacientëve nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës, por përkundër kësaj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë se asnjë pacientë nuk ka mbetur pa shërbime mjekësore. Krasniqi madje nga java e ardhshme ka paralajmëruar edhe rikthim të shërbimeve në ambulancat specialistike dhe shërbimet elektive në klinikat e QKUK-së, shërbime këto të cilat ishin pezulluar për shkak të pandemisë. Për të përballuar fluksin e qytetarëve që ishin të prekur me COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës u detyrua të rris kapacitetet e shtretërve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …