Valbon Krasniqi: Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, nuk ka vend për dëshpërim e zhgënjim

Valbon Krasniqi: Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, nuk ka vend për dëshpërim e zhgënjim

Infektologu Valbon Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social ka komentuar situatën me Covid-19 në Kosovë. “Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, nuk ka vend për dëshpërim e zhgënjim”, ka shkruar ai. Krasniqi ka theksuar se nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-Covidm, dhe sipas tij, kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar. “Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …