Rastet me Covid-19 në Kosovë po shënojnë ngritje, e njëjtë po ndodh edhe me rastet e vdekjeve, ku vetëm gjatë ditës së djeshme 36 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se Delta ka bërë infeksionet të rriten, pasi ky variant përhapet më lehtë. Krasniqi bëri të ditur se edhe personat që janë të vaksinuar mund të jenë shpërndarës së virusit. Ai pohoi se situata në SHSKUK është mjaftë e rënduar me numër të madh të rasteve të spitalizuara, duke bërë të ditur se 1250 pacientë janë duke marrë trajtime në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në tetë njësi që tashmë i kemi bërë në QKUK.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …