Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se situata aktualisht në vendin tonë është shqetësuese dhe se për këtë faji mbetet tek qytetarët të cilën siç ka thënë ai ende nuk po respektojnë sa duhet rekomandimet e profesionistëve shëndetësor në vend. Ai ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se situata është e rëndë, andaj edhe duhet respektuar udhëzimet e profesionistëve shëndetësor, duke vendosur maskën, mbajtur distancën e higjienën personale. Krasniqi tutje ka thënë se fatkeqësisht duke mos pasur një bari efikas apo vaksinë që lufton këtë virus kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga ky virus i cili në Kosovë ka marrë jetën sipas raportit të IKShPK-së 185 personave. E nëse këto masa do të zbatohen nga ana e qytetarëve, atëherë mund të lehtësohet situata. Ai ka thënë se QKUK ka në dispozicion të saj 700 deri në 750 shtretër, për të gjithë të prekurit me Covid-19.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …