Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjithnjë e më shumë po vërehet shtimi i kërkesave të shërbimeve spitalore për pacientët post-Covid. Por sa i përket rasteve klinike me koronavirus gjendja është e qetë dhe stabile. Kështu bën të ditur drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili thotë se gjendja aktuale në aspektin klinik të pacientëve është e qetë dhe stabile. Ai thekson se në të ardhmen duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin. Për lirim të masave ai thotë se këto masat janë në përputhje me situatën epidemiologjike. Por ai kërkon respektim të masave në fuqi nga të gjitha palët. Sipas Krasniqit ardhja e mërgatës nuk paraqet shumë rrezik për përhapje të infeksionit pasi tashmë edhe vendet ku ndodhet mërgata janë në proces të mbarë të vaksinimit anti-Covid./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …