Deklaratave raciste të kryeministres serbe Ana Brnabiq, se nuk ka respekt për zëvendës-kryeministrin, Fatmir Limaj, dhe se do të dëshironte që në vend të tij të ulej në tavolinë për bisedime me ndonjë profesor, u është përgjigjur shefja e kabinetit të Limajt, Valdete Bajrami. Ajo ia ka rikujtuar kryeministres serbe, se Kosova është shtet i pavarur falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe falë gjakut të derdhur për këtë vend. Ajo, ka shtuar se Limaj ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të shtetit të Kosovës, i pëlqeu Brnabiqit apo jo. Bajrami thekson se kryeministrja serbe nuk është askushi për të vendosur për këtë gjë, teksa ka kërkuar që Serbia të adaptohet me humbjen e Kosovës qysh në vitin 1999.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …