Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës në legjislaturën e pestë, Valdete Bajrami, dy vitet e fundit shërbeu si shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, por kësaj radhe kërkon votën e qytetarëve për t’iu rikthyer foltores së Kuvendit. Në intervistën “Kandidatët” përmes së cilës KosovaPress po sjell për së afërmi kandidatët për deputetë dhe premtimet e tyre, Bajrami tha se dëshiron të kthehet si pjesë e legjislaturës së ardhshme për çuar përpara çështje të rëndësishme për vendin. Valdete Bajrami që është në numrin 12 në listën për kandidatë në koalicionin Nisma-AKR-PD tha se gjatë dy viteve në ekzekutiv kanë arritur disa marrëveshje të cilat kishin mbetur në nivelin e iniciativave në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë. Si kryetare e Nismës së Gruas, Valdete Bajrami kërkon nga qytetarët që gratë të votohen me atë se çfarë përfaqësojnë për aftësitë e tyre sepse duhet të jenë në Kuvend për meritë, përkundër kuotës gjinore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …