Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami ka thënë se deri më tani mungojnë nëntë nënshkrime për të siguruar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. Arsyeja e kësaj e mbajtjes së kësaj seance është shkuarja e kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi në dialog, në kohën kur Kosova është përballur me trenin rus, murin në Mitrovicë dhe mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë me urdhërarrest të Serbisë. “Mustafa dhe Thaçi kanë humbur integritetin. Konsiderojmë se ky dialog i udhëhequr nga Thaçi dhe Mustafa duhet të ndalen”, ka thënë deputetja Bajrami. “U bëjmë thirrje deputetëve të nënshkruajnë këtë iniciativë sepse ky dialog po i shkakton vetëm dëme Kosovës dhe për këtë e dimë që pajtohen edhe shumë deputet të pozitës”, ka shtuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …