Valdete Bajrami: Sa e nevojshme është që PDK-ja dhe LDK-ja të shkojnë në opozitë

Valdete Bajrami: Opozita do ta detyrojë Qeverinë e Isa Mustafës të japë dorëheqje

Shefja e grupit parlamentar e Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se opozita do ta detyrojë qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa të japë dorëheqje. Kjo Qeveri në krye me z. Isa  Mustafa do të mbahet mend për krijimin e Gjykatës Speciale, për nënshkrimin e marrëveshjeve të cilat dolën të jenë në kundërshtim me aktin më të lartë të shtetit, për asociacionin e komunave serbe, për fuqizimin e Serbisë brenda Kosovës, bile do të mbahet mend edhe për ndarjen që po ia sjell vendit me pranimin e murit në veri”, ka thënë Bajrami për “Epoka e Re”. Duke folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ajo ka thënë se Nisma është për dialog, por jo për dialog nënshtrues dhe pa parime. Bajrami ka theksuar se me këtë qeveri nuk do të ketë as liberalizim të vizave dhe as formim të ushtrisë. Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin që nga dhjetori i vitit 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …